Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, është takuar sot me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.
Përmes një statusi në “Facebook”, Hoxhaj ka bërë me dije se takimi është zhvilluar në Prishtinë, derisa ka thënë bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit.
“Një nip Kosove në Kosovë! Takim vëllazëror në Prishtinë me mikun tim të madh dhe të veçantë, Lulzim Basha! Bashkëpunimi politik ndërshqiptar është jetik për të ardhmen e Ballkanit”, ka shkruar Hoxhaj.