Njëri nga nismëtarët dhe themeluesit e LDK-së, shkrimtari dhe historiani, Jusuf Buxhovi, me anë të një shkrimi në Facebook, ka kujtuar profesor Fehmi Aganin, me rastin e 23 vjetorit të vrasjes së tij nga ana e forcave serbe.
“Na bashkoi ideali për liri, demokraci dhe barazi në rrethanat kur brezi ynë u ngarkua me përgjegjësinë historike që lëvizja kombëtare të vendoset në binarët e pakthyeshëm të shtetndërtimit…”, ka shkruar Buxhovi.