Modelja dhe një nga personazhet më të njohura në TikTok-ut, Nara Smith, së fundmi ka treguar një histori të ndjeshme për sfidat e saj shëndetësore, ku ka përmendur përvojën e saj me ekzemën dhe lupusin. Ajo ka treguar hapur për vuajtjet që ka kaluar, përfshirë përkeqësimin e ekzemës dhe ngërçin që ka shkaktuar në jetën e saj personale dhe profesionale.
Në një postim të fundit në Instagram, Nara publikoi një seri fotosh që tregonin shpërthimet e ekzemës në duar, fytyrë dhe krahë, duke ndarë përvojën e saj të vështirë. Ajo shpjegoi se gjithçka kishte filluar pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, kur një njollë e vogël e thatë lëkure u shndërrua shpejt në një problem të madh që përfshinte të gjithë trupin e saj.
“Ishte një periudhë e vështirë, ku e ndjeja trupin tim duke u shkatërruar,” tha ajo, duke përmendur se deri sa të shkonte tek mjekët, kishte kaluar një vit plot mundim dhe lodhje.
Për të trajtuar këtë, Nara bëri disa ndryshime drastike në dietën dhe produktet që përdorte, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje. Megjithatë, pas dy vitesh, ajo përjetoi një shpërthim të tmerrshëm të ekzemës, që përfundoi me një infeksion të rëndë, i cili e detyroi të kërkonte ndihmë në Gjermani. Aty, pas një sërë testesh, ajo u njoh edhe me diagnozën e lupusit, një sëmundje autoimune që sulmon organet dhe indet e shëndetshme.
Pasi mori këtë diagnozë, Nara thotë se shumë simptoma të saj, si lodhja ekstreme, humbja e flokëve dhe dhimbjet, tani kishin kuptim. Pavarësisht lehtësisë që ndjeu nga fakti që më në fund kishte një përgjigje, ajo shprehu gjithashtu shqetësimin për të ardhmen dhe ndikimin që kjo do të kishte në jetën e saj dhe të fëmijëve.