Home Lajme Botë Një nga kundërshtarët e Erdoganit tërhiqet nga gara tri ditë përpara zgjedhjeve

Një nga kundërshtarët e Erdoganit tërhiqet nga gara tri ditë përpara zgjedhjeve

0
Një nga kundërshtarët e Erdoganit tërhiqet nga gara tri ditë përpara zgjedhjeve

Muharrem Ince, njëri nga katër kandidatët në zgjedhjet presidenciale të Turqisë të 14 majit, ka njoftuar se po tërhiqet nga kandidatura.

Ince është kreu i partisë Mermleket (Atdheu) dhe sondazhet i dhanë atij midis dy dhe katër për qind të votave në zgjedhje, transmeton Demokracia.com.

Disa anëtarë të partisë së tij kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit, të shqetësuar se kandidatura e tij mund të pengojë Kemal Kilicdaroglu, kandidatin kryesor të opozitës, të mposht Presidentin Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet.

Ince e arsyetoi vendimin e tij, duke deklaruar se aleanca opozitare e udhëhequr nga Kilicdaroglu do t’ia hidhte të gjithë fajin nëse ai nuk mundte Erdoganin.

Në verën e vitit 2018, Muharem Ince ishte një kandidat i pasuksesshëm i Partisë Popullore Republikane (CHP-socialdemokratët) në zgjedhjet presidenciale – ai u mund nga Erdogan në raundin e parë.

Ince krijoi partinë e tij laike nacionaliste në maj 2021.

Kemal Kilicdaroglu, kreu i CHP-së dhe kandidati i një aleance që bashkon gjashtë parti opozitare, është në një pozicion të mirë krahasuar me Erdoganin, i cili po përballet me një opozitë të bashkuar për herë të parë në njëzet vjet.

Exit mobile version