Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar pas përfundimit të lojës mes Kosovës dhe Islandës.
Në këtë lojë Kosova ka shënuar fitore me rezultat të bindshëm 2:1.
Në një postim në Facebook, FFK-ja bën të ditur se Kombëtarja e Kosovës ka bërë hapin e parë drejt Ligës B.
“Një natë magjike për Dardanët, që me zemër dhe shpirt luftarak në fushë arritën t’i gëzohen fitores me golat e Lumbardh Dellovës dhe Elvis Rexhbeçajt!”, ka shkruar FFK-ja.
Ndër tjera, FFK shton se tani gjithçka vendoset në ndeshjen e kthimit pas tre ditësh në Murcia të Spanjës.
“Le të vazhdojmë të bashkuar drejt përmbushjes së objektivit!”, shtoi FFK.