Një muaj më parë, Zaimina Vasjari u bë nënë për herë të dytë. Ajo solli në jetë një djalë të cilin e quajti Kamar. Ndërkohë, sot është bërë një muaj nga ardhja në jetë e vogëlushit. Këngëtarja ka publikuar disa foto teksa ka pozuar me djalin e saj duke e mbajtur në krahë.
Kjo është hera e parë që Zaimina zbulon fytyrën e Kamarit. “Gëzuar muajin e parë baby Kamar”, shkruan ajo. Zaimina tregoi gjithashtu dhe kuptimin e emrit të djalit. “Sot të mbaj në duar ty drita ime që ashtu siç ke emrin ashtu është dhe pesha jote në shpirtin tim KAM AR.“, shkruante ajo.
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/04/zaimina_vasjari_278979938_553630379456766_96739191620455236_n-640x800.jpg)
![](https://abcnews.al/wp-content/uploads/2022/04/zaimina_vasjari_278851380_569905674258258_4894306718482403623_n-640x800.jpg)