6.4 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunimin e të miturës për rreth 2 vite e gjysmë

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj të dyshuarit me inicialet Z.Z.

Ai akuzohet se e ka dhunuar një të mitur në vazhdimësi për 2 vjet e gjysmë.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajin mars 2019, e në vazhdimësi deri në muajin korrik 2022, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur, duke e ditur se e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare, me përdorim të forcës dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit