30.4 C
New York
Monday, July 21, 2025

Buy now

Një muaj paraburgim për serbin që sulmoi policin në Jarinje

- Advertisement -

Nikolla Todoroviq, i dyshuari për sulm ndaj zyrtarit policor, i është caktuar një muaj paraburgim nga gjykata.

Një gjë të tillë e ka konfrimuar avokati i tij, Millosh Deleviq, për Kosovo-Online.

Gjyqtari ka marrë vendim me të cilin caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndërsa Deleviq ka thënë se do të ankohet në Gjykatën e Apelit.

“Kemi ofruar lirimin me kusht, por gjyqtari nuk ka dashur ta pranojë”, ka thënë ai.

Todoroviq u ndalua dje një Jarinje, pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj zyrtarit policor.

Të ngjashme

Të fundit