Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Aleksandar Vlajiqin, ish-policin që dyshohet për spinazh.
Vlajiq dyshohet për veprën penale të spiuanzhit dhe mbajtjes në pronës, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.
“Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.V dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjykata vlerësoj se janë plotësuar kushtet për caktimin e paraburgimit, sepse nëse i pandehuri A.V lihet në liri, i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për procedurën penale, ka rrezik të ikjes së tij, pasi i njëjti është edhe shtetas i Serbisë dhe në këtë mënyrë mund të pengojë rrjedhën e procedurës penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.