23.8 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Një muaj paraburgim për dy të akuzuarit për fajde dhe shpëlarje parash

- Advertisement -

Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit Bekim Mehmeti dhe Qëndrim Marevci, të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale që kanë të bëjnë me fajde dhe shpëlarje parash.

Masa e paraburgimit për të dy të pandehurit do të jetë në kohëzgjatje prej një muaji, filluar nga sot.

IndeksOnline raporton se 46-vjeçari Bekim Mehmeti akuzohet për fajde, shpëlarje parash, falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe kanosje.

Ndërkaq, 33-vjeçari Qëndrim Marevci, akuzohet për shpëlarje parash.

Në vendimin e Gjykatës, të siguruar nga IndeksOnline, thuhet se ankesa kundër këtij aktvendimi të marrë sot nga trupi gjykues, nuk e ndalon ekzekutimin e aktvendimit.

Marevci dhe Mehmeti u arrestuan dje, nga një aksion i organeve kompetente, me ç’rast u sekuestruan dëshmi materiale.

“Hetuesit policorë, me autorizim të Prokurorisë Speciale, më 05.09.2025 kanë zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në katër lokacione (shtëpi, banesa, biznese dhe objekte përcjellëse) të personave të dyshuar, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale, të cilat do të përdoren në procedurën penale ndaj të dyshuarve” u tha në njoftim.

Të ngjashme

Të fundit