-10.8 C
New York
Sunday, January 25, 2026

Buy now

Një muaj paraburgim për 23 personat e dyshuar për manipulim votash në Prizren

- Advertisement -

Gjykata Themelore në Prizren ka mbajtur katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 personave të dyshuar për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Sipas njoftimit të gjykatës, ndaj 21 të pandehurve është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.

Ndaj një të pandehure tjetër, A.V., përveç veprës penale të falsifikimit të rezultateve të votimit, dyshohet edhe për “Marrje të ryshfetit”, nga neni 422 paragrafi 1 i KP-së, për çka i është caktuar gjithashtu një muaj paraburgim.

Po ashtu, ndaj të pandehurit G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Dhënia e ryshfetit”.

“Ndaj një (1) të pandehuri G.P., (në cilësinë e vëzhguesit) i është caktuar masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila mund të zgjasë deri më datën 23.02.2026 për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprat penale penale, Kanosja nga neni 181 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 te KP-së, dhe Dhenia e ryshfetit, nga neni 422 paragrafi 1 te KP-së”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Të ngjashme

Të fundit