idhja e reperit të njohur Fero me modelen e njohur, Arbenita Ismajlin, të cilët kanë dhe një vajzë të vogël, prej vitesh është në qendër të mediave. E së fundmi, Fero është akuzuar për dhunë në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij. Pas pak ditësh Fero u lirua nga paraburgimi e këtë e bëri të ditur vetë ai me anë të disa postimeve në Instagram.
Ditën e sotme Arbenita na ka prezantuar për herë të parë me motrën e saj të madhe, ku duken si dy pika uji. Arbenita ka postuar një foto të saj dhe të gjithë e kanë ngatërruar me Arbenitën, pasi nga ngjashmëria e madhe duken si motra binjake.
Pavarësisht dramava në të cilat gjendet së fundmi, Arbenita Ismajli vijon të jetë tepër aktive në rrjetet sociale, teksa shpesh herë ndan video me përmbajtje humori. Në një postim të bërë së fundmi, modelja bukuroshe ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një situatë që për familjet shqiptare duhet thënë që është tepër e zakonshme. Në videon e publikuar, shihet një vajzë teksa mendohet e ulur në kolltuk se si do mund t’ia prezantojë bashkëshortit të saj të ardhshëm të gjithë zhurmat dhe ulërimat që krijohet në familje.