-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Një miqësi si e Selena Gomez me Nicola Peltz

- Advertisement -

Artistja Selena Gomez dhe Nicola Peltz po shijojnë pushimet në Los Cabos, Meksikë. Nën praninë e tyre është edhe bashkëshorti i aktores Brooklyn Beckham.

Ky i fundit i kaloi Krishtlindjet me familjen e gruas së tij, në vend që të festonte me familjen e tij.

Artistja ka ndarë një foto ku shihen teksa shijojnë peizazhin e Meksikës mbi një jaht. Jo vetëm kaq por Gomez dhe Peltz kanë realizuar edhe një tatuazh të përbashkët.

Kjo miqësi e re e këngëtares vjen pas  zënkës me ish-shoqen dhe donatoren e veshkave, Francia Raisa, vitin e kaluar në Nëntor. Këngëtarja u sëmur rëndë me lupus por arriti të shpëtonte falë aktit të aktores  Raisa e cila i dhuroi veshkën e saj dhe të dyja u nënshtruan procesit të vështirë të transplantimit në vitin 2017.

Problemet e saj shëndetësore ajo i tregoi edhe  në dokumentarin e saj, “My Mind & Me”, i publikuar në Nëntor, por asgjëkundi nuk përmendej shoqja që i dhuroi veshkën. Pikërisht një gjë e tillë solli edhe krisjen e miqësisë së dyshes.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit