Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, ka njoftuar se një nga prioritet kryesore të tij është pjesëmarrja e ushtarëve të FSK-së në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 23”.
Në postimin e tij në Facebook, ai ka treguar se në Sarajevë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për këtë stërvitje.
Ai bën të ditur, se në këto stërvitje do marrin pjesë mbi 1 mijë ushtarë të FSK-së.
“Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 23”, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti. Në Sarajevë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për këtë stërvitje, me pjesëmarrjen e dy oficerëve tanë, Kolonel Maqedoncit dhe Major Osmanit, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve- anëtare dhe partnere të NATO-s, për të vazhduar me fazat tjera planifikuese deri në ekzekutimin e tij në vitin e ardhshëm”, ka thënë ministri.
Lexoni postimin e plotë:
Përgatitjet për pjesëmarrje të trupave tona në Stërvitjen më të madhe të forcave amerikane në Evropë “Defender Europe 23”, është njëri nga prioritetet tona kryesore gjatë këtij viti.
Në Sarajevë është duke u realizuar Konferenca Fillestare Planifikuese për këtë stërvitje, me pjesëmarrjen e dy oficerëve tanë, Kolonel Maqedoncit dhe Major Osmanit, në mesin e 300 ushtarakëve të 28 vendeve- anëtare dhe partnere të NATO-s, për të vazhduar me fazat tjera planifikuese deri në ekzekutimin e tij në vitin e ardhshëm.
Republika e Kosovës do të jetë ndër vendet pritëse të kësaj stërvitje të madhe dhe ne planifikojmë të marrim pjesë me dy regjimente të FSK-së që përfshijnë mbi një mijë trupa.