Dhe… ndodhi! Në përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale evidentohet shefja e deputetëve të VV-së derisa e konfirmon se ka diskutuar me të dyshuarin për krime të ndryshme, Millan Radojiçiqin përmes një bisede me Sllavko Simiqin. E në këtë dritë, të rëndësishme janë edhe fjalët e kryeministrit Kurti të shprehura gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër.
Është e vështirë të procesohet e gjithë ajo që u dëgjua në përgjimin e lëshuar nga gazetari Berat Buzhala ku dëgjohet Sllavko Simiqi me Mimoza Kusari Lilën.
“Simiq: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin (Radojiçiqin), keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”
Kusari Lila: “Dy tre minuta”
Simiq: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”” – dëgjohet në një fragment të bisedës.
Më poshtë shihet edhe se si në fakt – përkundër asaj që shprehej VV-ja në publik – kishte një koordinim mes veprimeve të partisë në pushtet dhe Listës Serbe.
Kurti në shkurtin e 2020-s
Dhe, kjo i bën të rëndësishme disa fjalë të thëna nga kryeministri Albin Kurti pak ditë pasi kishte marrë mandatin në Qeverinë Kurti I në shkurtin e 2020-s.
Përballë gazetarit Adriatik Kelmendi, kryeministri Kurti shprehet – për dallim të madh nga çdo herë tjetër – goxha kontruktiv në raport me Listën Serbe.
Fillimisht, ai shprehej se po vërehej një lloj pranimi i ndryshimit që kishte ndodhur në Kosovë edhe te Lista Serbe për të kaluar më pas te “konstruktiviteti” e “kolegialiteti”.
“Mund të them që edhe në mbledhjet e qeverisë, edhe në diskutimet që kemi pasur vërehet një lloj pranimi i ndryshimit që ka ndodhur në Kosovë edhe nga ana e tyre… Kjo nuk është e thënë që paraqet naj farë transformimi. Por, një lloj konstruktivteti dhe një farë lloj gatishmërie për kolegialitet është aty.” – shprehej z. Kurti.
Kryeministri më pas tregonte se si ministrat e Listës Serbe nuk kishin votuar kundër në asnjërën nga tetë pikat që ishin votuar në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.
“Prej tetë pikave që i kemi paraqitur sot në mbledhjet e Qeverisë, për asnjërën nuk kanë votuar kundër as ministri Jevtiq e as ministri Millojeviq.” – vazhdonte ai.
Por, a ishin çetnikë?