-4.3 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

“Një lloj konstruktiviteti”: Kur kryeministri Kurti refuzonte të fliste keq për Listën Serbe

- Advertisement -

Dhe… ndodhi! Në përgjimet e publikuara nga gazeta Nacionale evidentohet shefja e deputetëve të VV-së derisa e konfirmon se ka diskutuar me të dyshuarin për krime të ndryshme, Millan Radojiçiqin përmes një bisede me Sllavko Simiqin. E në këtë dritë, të rëndësishme janë edhe fjalët e kryeministrit Kurti të shprehura gjatë mandatit të tij të parë si kryeministër.

Është e vështirë të procesohet e gjithë ajo që u dëgjua në përgjimin e lëshuar nga gazetari Berat Buzhala ku dëgjohet Sllavko Simiqi me Mimoza Kusari Lilën.

“Simiq: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin (Radojiçiqin), keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Kusari Lila: “Dy tre minuta”

Simiq: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energji në veri, a e mban mend”” – dëgjohet në një fragment të bisedës.

Më poshtë shihet edhe se si në fakt – përkundër asaj që shprehej VV-ja në publik – kishte një koordinim mes veprimeve të partisë në pushtet dhe Listës Serbe.

Kurti në shkurtin e 2020-s

Dhe, kjo i bën të rëndësishme disa fjalë të thëna nga kryeministri Albin Kurti pak ditë pasi kishte marrë mandatin në Qeverinë Kurti I në shkurtin e 2020-s.

Përballë gazetarit Adriatik Kelmendi, kryeministri Kurti shprehet – për dallim të madh nga çdo herë tjetër – goxha kontruktiv në raport me Listën Serbe.

Fillimisht, ai shprehej se po vërehej një lloj pranimi i ndryshimit që kishte ndodhur në Kosovë edhe te Lista Serbe për të kaluar më pas te “konstruktiviteti” e “kolegialiteti”.

“Mund të them që edhe në mbledhjet e qeverisë, edhe në diskutimet që kemi pasur vërehet një lloj pranimi i ndryshimit që ka ndodhur në Kosovë edhe nga ana e tyre… Kjo nuk është e thënë që paraqet naj farë transformimi. Por, një lloj konstruktivteti dhe një farë lloj gatishmërie për kolegialitet është aty.” – shprehej z. Kurti.

Kryeministri më pas tregonte se si ministrat e Listës Serbe nuk kishin votuar kundër në asnjërën nga tetë pikat që ishin votuar në mbledhjet e Qeverisë së Kosovës.

“Prej tetë pikave që i kemi paraqitur sot në mbledhjet e Qeverisë, për asnjërën nuk kanë votuar kundër as ministri Jevtiq e as ministri Millojeviq.” – vazhdonte ai.

Por, a ishin çetnikë?

Kurti refuzon përkundër insistimit të gazetarit Adriatik Kelmendi që t’i quante me atë emër. Ai thotë se ata janë formuar në trekëndëshin “Prishtinë-Beograd-Bruksel” që zor se mund të krahasohet me trekëndëshin “Beograd-Mitrovicë e Veriut-Moskë” për shembull.

“Unë e di se ku janë formuar ata. Në trekëndëshin Prishtinë-Beograd-Bruksel. Lista Serbe është produkt i marrëveshjes Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013, kur u patën caktuar zgjedhjet lokale për datën 3 nëntor.” – thoshte kryeministri i Kosovës.

Fjalët e z. Kurti për Listën Serbe mund t’i dëgjoni nga minuta 31:30 në videon e mëposhtme:

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit