Ekziston një sasi e caktuar e gjërave që mund t’i bëni një makine përpara se ajo të bëhet diçka krejtësisht e ndryshme.
Dhe ky është pikërisht rasti me këtë Land Rover Defender 110 Flying Huntsman 6×6 2018, përcjell Telegrafi.
Nëse shikoni pjesën e përparme të këtij mjeti, duket qartë se është një Land Rover.

Por nëse shikoni nga ndonjë drejtim tjetër, do të jetë e qartë se ky mjet është pak më i madh se origjinali.
Kjo për faktin se ky është Flying Huntsman 6×6 legjendar, i fuqizuar nga një motor dizel 2.2 litra TDCi, i cili, megjithëse nuk është tepër i shpejtë, ka fuqi të mjaftueshme për t’ju transportuar deri në nëntë pasagjerë, kudo që dëshironi.

Kjo kopje nga galeria ka edhe navigacion satelitor dhe shumë më tepër që studio Kahn Design ka shtuar në të.
Më e veçanta nga të gjitha është fakti që për të ka një çmim goxha “luksoz” dhe ajo mund të jetë e juaja për 315,000 dollarë.