Fowler ka shkruar, se i janë dashur vetëm më pak se 30 sekonda, për t’i gjetur disa nga lojtarët e mëdhenj që nuk patën kurrë mundësinë të luanin në një event kaq të madh të futbollit. Legjenda si George Best, Ian Rush, Ryan Giggs, Mark Hughes dhe Neville Southall, nuk arritën të ishin pjesë e Kupës së Botës.
“Kupa e Botës II. Një turne i rezervuar për vendet për të cilat ëndrra për të luajtur kundër Anglisë, Spanjës, Brazilit, Argjentinës, Gjermanisë dhe Francës në një turne madhor nuk realizohen kurrë. Do të ishte e madhe kur bëhet fjalë për rritjen e lojës”.
“Çmimi i madh për kombin fitues, mund të jetë edhe një vend në Kupën e Botës. Ideja për të zgjeruar Kupën e Botës në 48 ekipe në vitin 2026 mund të nxitet nga nocioni i admirueshëm për t’i dhënë më shumë të voglave një shans për të konkurruar”.
“Mjafton të hidhni një sy në listën e shoqatave anëtare në faqen e internetit të FIFA-s për të njohur menjëherë disa nga vendet që do të përfitonin. Afganistani, Shqipëria, Samoa Amerikane, Armenia, Aruba, Azerbajxhani – dhe këto janë vetëm me shkronjën A-të!”.
“Indonezia, Bangladeshi, Pakistani, Malajzia, Uzbekistani dhe Filipinet kanë popullsi të madhe . Le t’u japim këtyre njerëzve diçka për të brohoritur”.
“Unë e di nga përvoja ime, se njerëzit e Indisë janë fanatikë për futbollin. Është një vend me një popullsi prej 1.4 miliardë – dhe vendi çmendet sa herë që ekipi indian i kriketit del në fushë”.
“A mund ta imagjinoni histerinë që do të gjeneronte brohoritja e skuadrës së tyre në një lloj tjetër Botërori?”, shkruan Fowler për Mirror, i cili e di se planifikimi i tillë është i vështirë.
Ky lloj Kampionati Botëror, do të ishte i mirëseardhur edhe për Kosovën, kur dihet se gjasa që Kosova të marr pjesë në një event të tillë janë minimale.
Kosova zë vendin e 102-të, aktualisht në renditjen e FIFA-s.