2.9 C
New York
Monday, March 3, 2025

Buy now

Një kosovar fiton në Itali 500 mijë euro në “Gërvisht dhe fito”

- Advertisement -

Një karton gërvishtës i ka ndryshuar jetën Albin Kryeziut nga Kosova që jeton në Itali. 26-vjeçari, banues në Sant’Andrea di Barbarana di San Biagio di Callalta, ishte lojtar i rregullt në “Gërvisht dhe fito”.

Pas një ditë pune në ndërtimtari, Albini nga Malisheva ishte ndalur me vëllain dhe kolegët e punës në “Monica Pianca”.

Ai nuk mund të besonte që ishte fitues i çmimit të madh dhe për këtë kërkoi sqarime nga pika e basteve, të cilët i konfirmuan lajmin e madh,

Sigurisht që nuk e prisja. Sapo isha kthyer nga puna dhe po kthehesha në shtëpi, kur pjesërisht për të kaluar kohën para kafesë, bleva një karton gërvishtjeje, vetëm për të luajtur”, ka thënë Kryeziu për mediat italiane.

“Ndoshta do të blejmë një shtëpi të re, ndoshta një makinë… mbetet për t’u parë. Ka ndodhur tani dhe unë ende nuk po mund ta besoj. Ne do vazhdojmë të punojmë si zakonisht, sigurisht. Por është një shifër që është vërtet e dobishme për një familje të re për të ardhmen”, tha Albin Kryeziu në mediat italiane.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit