Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh Jolie, është fotografuar së fundmi para një studioje kërcimi në Los Angeles.

Në rrjetet sociale nuk munguan komentet e shumë fansave që besojnë se Shiloh është kopje e nënës së saj. Vëmendjen e tyre e tërhoqën veçanërisht sytë dhe buzët e saj, të cilat janë identike me ato të aktores së famshme të Hollywood-it.

“Ajo është shumë e bukur, duhet patjetër të jetë modele”, “Një kopje e vërtetë e nënës së saj”, “Një vajzë e relaksuar që nuk vuan nga kompleksi i të qenit e veshur gjatë gjithë kohës, ndryshe nga shumë të famshme të tjera”, janë disa nga komentet e fansave.

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshiron të jetë para kamererave. Ata janë mjaft privatë. Shiloh është një person jashtëzakonisht privat. Ata nuk kanë lindur me privatësi, apo jo? Shpresoj që ta kenë atë ndërsa rriten”, tha ajo.

Kujtojmë se Shiloh hoqi dorë nga mbiemri i të atit këtë verë. Të njëjtin hap vendosën edhe tre fëmijë të  ish-çiftit  Vivienne, Zahara dhe Maddox.