-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Një klasë në shkollën “Dardania” bojkoton mësimin, kjo është arsyeja

Prindërit e klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, në Prishtinë, kanë vendosur që ta bojkotojnë procesin mësimor nga e hëna, për shkak të orarit që nxënësit e kësaj klase kanë.

- Advertisement -

Në njoftimin e tyre dërguar mediave, prindërit thonë se nxënësit e kësaj klase kanë orarin 15:00 deri në 18:25, që ata e shohin jo të duhur dhe jo efektiv për nxënës të kësaj moshe.

 

 

Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë, derisa kanë thënë se bojkoti do të vazhdojë derisa t’u ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët e tyre.

Reagimi i plotë:

 

 

Ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me orarin e propozuar për vitin shkollor 2024/2025, i cili vendos orarin për fëmijët tanë nga ora 15:00 deri në 18:25.

Ky orar është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore. Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite.

 

 

Është shkencërisht e vërtetuar se orare të tilla nuk janë efektive për fëmijët, pasi çrregullojnë procesin e mësimnxënies.

Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 50, Pika 4, thekson qartë se “Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve.”

 

 

Ne besojmë fuqishëm se ky orar për nxënës të moshës 7-8 vjeç nuk e merr parasysh interesin më të mirë të fëmijëve tanë. Ndërsa një orar i tillë mund të jetë i pranueshëm në situata të jashtëzakonshme, Kosova dhe sistemi ynë arsimor nuk po kalojnë nëpër ndonjë periudhë të tillë.

Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit