Një kamion dhe tri vetura janë përfshirë nga zjarri sot në kryeqytet. Nga ky rast ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Sipas saj, Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave për këtë rast.
“Rreth orës 13:30, është raportuar se në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë , një kamion është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një person të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci.