Një person ka humbur jetën sot pas një aksidenti të ndodhur mes një veture dhe një kamioni në Bresje.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion”.
“Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, tha Krasniqi.






