Home Lajme Një i vdekur e gjashtë të lënduar nga një shpërthim në Lushnje

Një i vdekur e gjashtë të lënduar nga një shpërthim në Lushnje

0
Një i vdekur e gjashtë të lënduar nga një shpërthim në Lushnje

Një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar rëndë në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi të premten në një magazinë ndërtimi në Lushnje.

Mes të lënduarve është deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në gjendje të rëndë raportohet të jenë edhe të lënduarit të tjerë, shkruan “TCH”.

Dyshohet se shpërthimi u shkaktua pasi një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë.

Exit mobile version