Një person ka mbetur i vdekur dhe gjashtë të tjerë janë lënduar rëndë në shpërthimin e fuqishëm që ndodhi të premten në një magazinë ndërtimi në Lushnje.
Mes të lënduarve është deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Çela është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në gjendje të rëndë raportohet të jenë edhe të lënduarit të tjerë, shkruan “TCH”.
Dyshohet se shpërthimi u shkaktua pasi një vinç ka prekur linjën e tensionit të lartë.