8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Një i vdekur dhe tre të lënduar nga aksidenti i rëndë në Hodonovc të Kamenicës

- Advertisement -

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në fshatin Hodonovc të Komunës së Kamenicës.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë më datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy automjeteve me tabela vendore. Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashkume ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçare nuk ka arritur të mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka thënë Osmani.

Ai ka bërë të ditur se nga ky aksident kanë pësuar lëndime edhe tre persona të tjerë të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.

Shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura për policinë, ndërsa kanë nisur hetimet rreth rastit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit