Një grua ka vdekur dhe të paktën 15 persona janë plagosur në rajonet jugore dhe fushore të Izraelit në një sulm nga Hamasi herët të shtunën, raporton CNN.
Shërbimi i shpëtimit i Izraelit Magen David Adom (MDA) tha se gruaja që u vra ishte në të 60-at e saj, derisa dy persona janë në gjendje kritike, gjashtë në gjendje mesatare dhe shtatë kanë lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të shërbimit të shpëtimit.
Zëdhënësi i MDA, Zaki Heller, u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak dhe tha se një aksion special i dhurimit të gjakut po organizohet në Tel Aviv për të shtunën në mëngjes “për shkak të një nevoje urgjente”.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po mobilizojnë ushtarë dhe po thërrasin rezervistët ndërsa shpallin një “gjendje gatishmërie lufte”.
Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’.
Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./teve1.info/