2.2 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Një i vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin e Hamasit në Izrael

- Advertisement -

Një grua ka vdekur dhe të paktën 15 persona janë plagosur në rajonet jugore dhe fushore të Izraelit në një sulm nga Hamasi herët të shtunën, raporton CNN.

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit Magen David Adom (MDA) tha se gruaja që u vra ishte në të 60-at e saj, derisa dy persona janë në gjendje kritike, gjashtë në gjendje mesatare dhe shtatë kanë lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të shërbimit të shpëtimit.

Zëdhënësi i MDA, Zaki Heller, u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak dhe tha se një aksion special i dhurimit të gjakut po organizohet në Tel Aviv për të shtunën në mëngjes “për shkak të një nevoje urgjente”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po mobilizojnë ushtarë dhe po thërrasin rezervistët ndërsa shpallin një “gjendje gatishmërie lufte”.

Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’.

Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./teve1.info/

Policia izraelite dhe zyrtarët e sigurisë pastrojnë mbeturinatPolicia izraelite dhe zyrtarët e sigurisë pastrojnë mbeturinat

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit