Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, nga 670 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.
Të mërkurën janë shëruar edhe 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.675.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 350.