Një i mitur është ther me thikë nga një i mitur tjetër në Podujevë.
Në raportin 24 orësh të PK-së, thuhet se “viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur.”
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është inicuar si “vrasje në tentativë”.
Raporti i plotë:
VRASJE NË TENTATIVË
Sheshi i qytetit Podujevë 02.09.2023 – 21:40. Viktima mashkull kosovar i mitur ka kërkuar tretman mjekësor në emergjencë pasi që ka pësuar lëndime nga i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Lëndimet dyshohet se janë shkaktuar me thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.