Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën B në Prishtinë mes një automjeti dhe një motoçiklete.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, si pasojë i këtij aksidenti ka mbetur i lënduar ngasësi i motoçikletës.
Teksa me rastin po merret njësiti i trafikut.
“Sot rreth orës 20:20 ne rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës),ka pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.