Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur në QKUK.
“Sot në QKUK është konstatuar vdekja e të burgosurit EH, i cili nga QP në Prishtine është sjell nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke e reanimuar tërë kohën”.
SHKK tha se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.
“Organet përkatëse do ta verifikojnë shkakun e vdekjes”.