Pas 30 vitesh vonesë, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po e realizojnë një projekt historik që do të forcojë më tej lidhjet mes dy shteteve tona.
Duke hapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e interkonektorit 400-kilovoltësh, ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit energjetik rajonal dhe do të sjellë stabilitet dhe siguri për të dy vendet, duke i ofruar qytetarëve një furnizim më të qëndrueshëm dhe më ekonomik me energji elektrike.
Drejtori i ShA MEPSO, Burim Latifi, në postimin e tij në rrjetet sociale theksoi se ky është një moment historik për Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët.
Drejtori i MEPSO-së vuri theksin te angazhimi i ri dhe i vendosur i menaxhmentit për realizimin e këtij projekti, duke theksuar se ky është një model i ri i transparencës dhe profesionalizmit në realizimin e projekteve me interes kombëtar. “Përmes këtij projekti, Maqedonia e Veriut do të pozicionohet si një nyje energjetike në Ballkan, duke siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me energji për qytetarët e të dy vendeve,” tha Latifi. Në fund, ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, USAID dhe operatorët shqiptarë, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë për realizimin e këtij projekti strategjik për rajonin dhe për brezat e ardhshëm.
Postimi i plotë i drejtorit të Mepso, Burim Latifit