12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

“Një hajdute e kohëve moderne…”/Ja këngët më të famshme që në fakt rezultojnë të vjedhura!

- Advertisement -

Jerida Sakaj dhe Endriu Hysi, së bashku me Elios Shulin në studion e “Live From Tirana” kanë folur më shumë rreth vjedhjes dhe plagjiaturës në botën e muzikës. Disa nga këngët më ikonike në botën e muzikës dhe ato të skenës shqiptare, janë akuzuar shpesh si të kopjuara.

A mendon se është e vërtetë?

Në botë e kanë zhdukur termin vjedhje, përdorin termin ‘samples’ më shumë dhe kjo ka filluar që vetë me Beatles. Përsa i përket skenës shqiptare, nuk më shqetëson fakti se po i kopjojnë ato. Mendoj se bota ka dy kategori: këngëtarë që kompozojnë vetë dhe ata që kanë skuadrën mbrapa. Gjithçka është e ndarë me role, nuk është si këtu ku, për shembull, një artist shkruan dhjetë këngë për vete, ua jep të tjerëve dhe më pas këndon vetë. Do të doja që të vinte dhe kjo frymë këtu, që të kesh skuadrën tënde prapa dhe rolet të jenë të paracaktuara.

Cilët janë disa këngë që janë, ose mendohen, si të kopjuara?

“The Best” – Tina Turner

Mund të fillojmë me një shembull të mirëfilltë të një kënge e cila ishte inspirim dhe u ‘ble’, le të themi, nga artistja origjinale. “The Best” është kënga e Bonnie Tyler e cila u botua si një single në 1988, por dështoi. Titulli origjinal ishte “Simply The Best”. Në një intervistë, Bonnie Tyler thotë se ajo ishte në depresion sepse i kishte rënë fama dhe ishte Tina Turner që i dha asaj konfidencën më të madhe kur i nevojitej, duke i kërkuar që t’i bënte një cover këngës së saj. Nuk do ta quaja këtë një kopje.

“Waka Waka (This Time for Africa)” – Shakira

Hiti i Shakirës, kënga e Botërorit 2010, është në fakt e huazuar, specifikisht tek refreni dhe harmonia e saj. Në një intervistë, ajo ka thënë se në të vërtetë, refreni i “Waka-Waka” është i kopjuar. Specifikisht, nga banda kameruniane Golden Sound e cila nuk ishte vetëm një hit në gjithë Afrikën, por edhe në Kolumbi. Titulli i saj është “Zangaléwa” dhe është krijuar në 1986. Ajo tha se e ka dëgjuar si fëmijë dhe melodia i ngeli në kokë. Nuk e di nëse ky grup e ka hedhur në gjyq. Refrenet janë gati të njëjta, por ndoshta ata nuk kanë guxim të kërkojnë të drejtën që u takon. Këtë do ta quaja plagjiaturë.


“Tattoo” – Loreen

Superhiti i Eurovision 2023, duhet thënë se që në momentin ku u publikua, pati polemika. Fansat e Eurovizionit janë shumë të fuqishëm dhe perceptivë për shumë fusha të pop kulturës. Ngjashmëritë me këngën e Mika Newton, një këngëtareje ukrainase, ishin të menjëhershme. Mendohet se ajo është frymëzuar nga rryma e pop të 1999, më pas e frymëzuar sërish nga Mika dhe produkti final është “Tattoo”.


“Levitating” – Dua Lipa

Dua Lipa është një hajdute e kohëve moderne. Skuadra e saj merr këngë të vjetra të viteve ’30 dhe ’40, i ripërpunon me ritme moderne dhe i quajnë unike. “Levitating”, një nga hitet e saj, e ka kopjuar. Ajo ka qenë në shumë procese gjyqësore rreth asaj prej padive të grupit Artikal Sound System. Padia e tyre thoshte se një nga anëtarët e skuadrës kishte punuar me kitaristin e këngës që ata kishin prodhuar dhe e kishte vjedhur atë. Teksti nuk ka ndryshuar, por titulli ishte “Live your Life”. Nuk do ta gjeni dot në Spotify, sepse skuadra e saj e fitoi gjyqin dhe i fshiu këngët. Këtu ajo me të vërtetë ka bërë plagjiaturë. /TAR/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit