Një grua është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Gjilan.
Policia e Kosovës ka njoftuar se vdekja e viktimë është konstatuar nga mjeku kujdestar.
“HETIM I VDEKJES/Gjilan 06.05.2023-02:05. Viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.