27.1 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Një grua kërcënohet nga kolegu i saj në Universitetin e Prizrenit

- Advertisement -

Një punëtore e Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”, ka raportuar se është kërcënuar nga një person, punëtor i këtij institucioni.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët kanë bërë të ditur se kërcënimi ka ndodh më 15 maj pas mesditës.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka thënë se për këtë është informuar Prokurori i Shtetit me urdhrin e të cilit kanë filluar hetimet.

“Ankuesja F/SH/K raporton rastin për një kërcenim nga kolegu i saj M/SH/K te cilët janë punonjës ne Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”. Patrulla policore u është përgjigjur rastit dhe te njëjtët viktimën e rastit e kane shoqëruar për ne stacionin policor Prizren për intervistim. Lidhur me rastin është informuar hetuesi kujdestar i cili ka informuar Prokurorin e shtetit dhe me urdhër te tij iniciohet rast. Rasti dërgohet për hetime te mëtutjeshme”, ka thënë Bytyqi.

Të ngjashme

Të fundit