Policia ka njoftuar se viktima femër kosovare në Lesapoviq ka raportuar se përderisa ishte duke shëtitur me fëmijën e saj është fyer dhe nënvlerësuar nga i dyshuari,me të cilin bashkëjeton.
Gjithashtu i dyshuari i ka thënë se nuk mund të vish në shtëpi dhe në momentin kur ajo ka shkuar në shtëpi nuk ka mundur të hy pasi që dera ishte e mbyllur.
Lidhur me rastin është kontaktuar mbrojtësi i viktimave, ku gjithashtu viktima ka kërkuar masë mbrojtëse.
I dyshuari nuk është hasur nga policia.
Në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.