Home Lajme Një grua humbi jetën pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona

Një grua humbi jetën pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona

0
Një grua humbi jetën pasi hoqi dhëmbin në një klinikë private në Malishevë, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, për rastin e ku një grua ka humbur jetën pasi gjendja e saj ishte keqësuar pas heqjes së dhëmbit në një  ordinancë stomatologjike në Malishevë.

Rasti nga Policia është cilësuar  si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor

“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Gruaja që kishte hequr dhëmbin në këtë ordinancë e të cilës më pas i ishte keqësuar gjendja, në QKUK ishte dërguar pa shenja jete.

Exit mobile version