Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona, për rastin e ku një grua ka humbur jetën pasi gjendja e saj ishte keqësuar pas heqjes së dhëmbit në një ordinancë stomatologjike në Malishevë.
Rasti nga Policia është cilësuar si trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor
“Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Gruaja që kishte hequr dhëmbin në këtë ordinancë e të cilës më pas i ishte keqësuar gjendja, në QKUK ishte dërguar pa shenja jete.