Një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në Gjakovë.
Policia e Kosovës thotë se i dyshuari që ka shkaktuar aksidentin, pas trajtimit mjekësor është dërguar në mbajtje.
Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, Prishtinë.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Gjakovë 05.08.2023 – 16:50. Raportohet për nje aksident trafiku me fatalitet ku te perfshire kan qene dy automjete me targa vendore, ku lëndime trupore kane pësuar katër persona. Si pasoje e plageve te marra nje person ka nderruar jete.Në konsultim me prokurorin i dyshuari per shkaktim te aksidentit pas tretmanit mjekësor, eshte dërguar ne mbajtje. Ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër te prokurorit është dërguar ne IML Prishtinë.