Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme në magjistralen Prizren – Gjakovë.
Rreth orës 18:50 një veturë ka goditur për vdekje një grua të moshës 65 vjeçare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Rreth orës 18:50 ka ndodhur një aksident me fatalitet ku një automjet e ka goditur një grua të moshës 65 vjeçare, e cila ka mbetur e vdekur”, ka thënë Bytyqi.