![Një grua goditet nga vetura në Prishtinë Një grua goditet nga vetura në Prishtinë](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/11/404162689_1371380306822051_5092645970800794527_n-1024x768-1.jpg)
Një grua është goditur nga një veturë në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “C”.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Njëherit, Ahmeti bëri të ditur që si pasojë e goditjes, e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.
“Rreth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Derisa ka shtuar që me rastin po merret njësiti i trafikut.