Një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prizren.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.






