Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj.
Ngjarja ka ndodhur në Podujevë, ndërsa tash Policia e Kosovës ka nisur hetimet për vdekjen e gruas.
“HETIM I VDEKJES
Podujevë 07.03.2024 – 13:30. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar.” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.