Sot rreth orës 10:00 raportohet se një grua e ka rënë në lumin Drini i Bardhë.
‘’Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë’’– njofton Sheremet Elezaj nga Policia e Kosovës- Gjakovë.
Bëhet e ditur se të gjitha njësitet policore dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim.
‘’Edhe përkundër rrjedhës së ujit në lum, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për gjetjen e viktimës’’– bëri të ditur Elezaj.
Njoftimi i plotë:
‘’Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatë se një person (femër e moshës madhore) ka rënë nga ura e Fshajt në lumin Drini i Bardhë. Të gjitha njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Njësia për Kërkim Shpëtim. Në këto momente, edhe përkundër rrjedhës së madhe të ujit në lumë, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e mundshme për gjetjen e viktimës’’– Sheremet Elezaj, PK-Gjakovë.