10.2 C
New York
Friday, May 23, 2025

Buy now

Një grua 40 vjeçare u gjet pa shenja jete në një objekt në ndërtim brenda oborrit të QKUK-së

- Advertisement -

Një trup i pajetë është gjetur sonte rreth orës 20:00 në një objekt në ndërtim e sipër, brenda hapësirës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, ka konfirmuar policia për Express.

Sipas Policisë së Kosovës, “menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitet policore dhe mjekët emergjent kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjekët kanë konstatuar se viktima, një femër rreth 40 vjeçe, nuk kishte shenja jete”.

“Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se, ndonëse ekzistojnë elemente që mund të sugjerojnë vetëvrasje, hetimet janë duke vazhduar. Policia, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit, ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me vdekjen e viktimës”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

“Autoritetet kanë theksuar se po i qasen rastit me kujdes të shtuar dhe se çdo pistë po trajtohet me seriozitet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje tragjike”.

Të ngjashme

Të fundit