25 C
New York
Monday, August 18, 2025

Buy now

Një gjest i veçantë, Lagjja Mulaj në Tërstenik të Drenasit ndërton Odën e përbashkët

- Advertisement -

 

Banorët e lagjes Mulaj në fshatin Tërstenik, Drenas, janë bashkuar për të ndërtuar një objekt të përbashkët, Odën, e cila do të shërbejë si hapësirë e nevojshme për lagjen në raste të ndryshme, si tubime festive, ceremoni mortore apo mbledhje mes kushërinjve.

Një veçanti e këtij projekti është fakti se mbi 95% e banorëve të lagjes Mulaj kanë kontribuar në forma të ndryshme, qoftë financiarisht apo me punë fizike, duke dëshmuar kështu një unitet të jashtëzakonshëm. Ky solidaritet e ka bërë lagjen edhe më të bashkuar dhe ka forcuar lidhjen mes kushërinjve.

Diçka është e sigurt, po mbetet një trashëgimi për brezat e rinj!
Po mbetet një vend që do afroj mes vete njerëzit e kësaj lagjeje!

Të ngjashme

Të fundit