1.3 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Një film për ngritjen dhe rënien e BlackBerry

- Advertisement -

Për disa vite BlackBerry ishte telefoni që duhej të kishit. Përdorur gjerësisht nga drejtues korporatash tek krerë shteti për tu përgjigjur e-mail-eve dhe bërë shumë gjëra që telefonë e tjerë të asaj kohe nuk e bënin, BlackBerry ishte standardi i industrisë.

Ajo lavdi tashmë i përket së kaluarës, por jo trashëgimia që la pas. Sipas Variety, një film është përgatitur për ngritjen dhe rënie e BlackBerry, nga sukseset e para tek humbja e betejës me Google dhe Apple.

Ky film do të drejtohet nga Matt Johnson i Operation Avalanche dhe do të quhet thjeshtë “BlackBerry.”

Protagonistë do të jenë Jay Baruchel dhe Glenn Howerton të cilët do të luajnë rolet e dy bashkëthemeluesve Mike Lazaridis dhe Jim Balsillie.

Skenari do të bazohet në librin Losing the Signal: The Untold Story Behind the Extraodinary Rise and Spectacular Fall of BlackBerry.

Duke qenë se libri u botua në 2015-ën, filmi nuk do të përfshijë përpjekjet e dështuara për ringritjen e brendit.

Në 2019-ën TCL prodhoi telefonët BlackBerry derisa kompania vendosi të mos rinovonte kontratën duke ndaluar shitjen e tyre. Startupi OnwardMobility më pas tha se do të lançonte një telefon BlackBerry 5G në 2021 por këto plane nuk u realizuan dhe kompania humbi licencën. /PCWorld 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit