0.7 C
New York
Saturday, January 17, 2026

Buy now

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, Spitali: Është jashtë rrezikut për jetë, u dërgua në QKUK për konsultë të mëtejme

- Advertisement -

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, ka njoftuar se një fëmijë është goditur nga një veturë, dhe si pasojë e kësaj, ka marrë trajtim mjekësor në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm.

Në njoftimin e spitalit, po ashtu thuhet se, janë kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), janë realizuar analizat laboratorike, dhe po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped.

Tutje, bëhet e ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar në QKUK.

Njoftimi:

Një fëmijë i lindur në vitin 2013 (i gjinisë mashkullore), rreth orës 19:55 ka kërkuar ndihmë mjekësore në Shërbimin Emergjent të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, si pasojë e goditjes nga një automjet.

Ekipi mjekësor ka ofruar ekzaminim emergjent, përfshirë masat reanimatore.

Në bashkëpunim me ekipin e Shërbimit të Radiologjisë është kryer Tomografia e Kompjuterizuar (CT), si dhe janë realizuar analizat laboratorike. Po ashtu, është konsultuar mjeku kujdestar ortoped.

Fëmija është jashtë rrezikut për jetë dhe është referuar për në QKUK për konsultë të mëtejshme me specialistët e Neurokirurgjisë dhe Kirurgjisë Maksilofaciale.

Lëndimet janë në pjesën e fytyrës/sinuseve, por jashtë rrezikut për jetë.

Të ngjashme

Të fundit