Një fëmijë është goditur nga një motoçikletë në Pejë.
Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.
Rreth ngjarjes detaje ka dhënë Policia.
Zëdhënësi rajonal Driton Rugova, tha për Klankosova.tv se janë duke grumbulluar informacione lidhur me rastin dhe se janë duke punuar për identifikimin e motoçiklistit.
“Fëmija nuk ka lëndime të rënda. Është trajtuar në spitalin rajonal të Pejës. Policia ka shkuar aty dhe e ka intervistuar prindin e fëmijës, ku ka marrë informacionet e para lidhur me ngjarjen. Aktualisht jemi duke grumbulluar informacione dhe se jemi duke punuar në identifikimin e motoçiklstit”, tha Rugova.
“Rasti ka ndodhur në qendër të Pejë. Fëmija ka qenë duke luajtur në prezencën e prindit dhe aty ky ka ndodhur ngjarja, motoçiklisti nuk ka pasur të drejtë të hyjë”, theksoi ai.